Një automjet është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në zonën e Matit. Mësohet se ndaj makinës është qëlluar me breshëri, ndërsa pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në fshatin Urakë.
Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Të lidhura
None found
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të identifikuar autorët e përfshirë në incident.
