Video/ Shpërthen një depo armësh në Bullgari, incidenti i dytë i lidhur me EMCO-n brenda pak javësh

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në një depo armësh pranë fshatit Tsareva Livada, në Bullgarinë qendrore, pas një shpërthimi.

Sipas autoriteteve, nga ngjarja nuk ka persona të plagosur. Flakët, ndërkohë, u përhapën nga një magazinë në tjetrën.

Të lidhura

None found

Objekti ku ndodhi incidenti administrohet nga kompania bullgare e armëve EMCO, raportuan mediat lokale duke iu referuar një zyrtari të kompanisë.

Kristina Sidorova, guvernatorja e rajonit të Gabrovos, tha në orët e para të së shtunës se zjarri kishte përfshirë zonën e magazinave të fabrikës dhe po kalonte edhe në ndërtesa të tjera.

Ky është shpërthimi i dytë i raportuar brenda pak javësh në një objekt të lidhur me EMCO-n. Një ngjarje e ngjashme në një tjetër strukturë të kompanisë ishte regjistruar edhe muajin e kaluar.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Reuters bëri të ditur se nuk kishte mundur të kontaktonte menjëherë kompaninë EMCO për të marrë një reagim.

EMCO drejtohet nga tregtari bullgar i armëve Emilian Gebrev, i cili në të kaluarën ka akuzuar agjentë rusë për sulme ndaj pronave të tij.

Gjatë vitit 2024, autoritetet bullgare nxorën urdhër-arreste ndaj gjashtë shtetasve rusë, të dyshuar për përfshirje në shpërthimet që shkatërruan depot e armëve të EMCO-së. Prokurorët bullgarë thanë se në këto ambiente mbaheshin municione që do të eksportoheshin në Ukrainë dhe Gjeorgji gjatë viteve 2011–2020.

Prokuroria bullgare kishte vlerësuar më herët se mund të kishte një lidhje mes shpërthimeve në depot e armëve në Bullgari, përpjekjes për helmimin e Emilian Gebrevit në vitin 2015 dhe shpërthimeve të vitit 2014 në depot e municioneve në Republikën Çeke.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në këto episode. Hetimet për rrethanat e shpërthimit të fundit po vijojnë nga autoritetet bullgare.


Shtuar 12.09.2026 08:49

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel