Krasniqi me kërkesë zyrtare për tri komunat veriore: Të përmbushen urgjentisht dy obligime

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u është drejtuar sot zyrtarisht kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, duke kërkuar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet komunale.

Të lidhura

None found

Kërkesa e tij përmban dy pika konkrete: emërimin e nënkryetarëve për komunitete dhe caktimin e zëvendëskryesuesve të kuvendeve komunale për komunitete.

Sipas Krasniqit, këto veprime nuk varen nga vullneti i institucioneve, pasi bëhet fjalë për detyrime që burojnë nga legjislacioni në fuqi i Republikës së Kosovës.

Ai ka sjellë si shembull komunat e Gjakovës, Lipjanit, Ferizajt dhe të tjera, të cilat, megjithëse nuk kanë qenë drejtpërdrejt të obliguara me ligj për këtë lloj përfaqësimi, e kanë realizuar atë falë vullnetit politik dhe institucional. Krasniqi vlerësoi se këto raste dëshmojnë angazhim për gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Në të kundërt, ai e cilësoi të papranueshme moszbatimin e këtyre detyrimeve nga komunat që janë ligjërisht të obliguara t’i përmbushin ato.

Krasniqi bëri të ditur se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vijojë t’u kërkojë të gjitha komunave respektimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale, me qëllim garantimin e përfaqësimit, gjithëpërfshirjes dhe trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş