Pas dorëheqjes si ministër, Rama zbulon postin e ri që do të mbajë Besfort Lamallari

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar postin e ri që do të mbajë Besfort Lamallari, pas dorëheqjes nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Në një video të shpërndarë në rjetet sociale, ku të pranishëm në zyrën e tij në Kryeministri janë Lamallari dhe ministri i ri i Brendshëm Ervin Demo, Rama tha se Lamallari do të kalojë në Kryeministri, ku do të jetë pjesë e ekipit të tij.

Të lidhura

None found

“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, së bashku me mua dhe ekipin në Kryeministri”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se Ervin Demo do të marrë përsipër çështjet e Brendshme, ku do të integrohen edhe Çështjet Vendore.

“Ndërkohë Ervini do të mbulojë punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë të plotë duke qenë veç, do të bëhet kalimi i një pjese të strukturës”, u shpreh Rama.

Në këtë mënyrë, çështjet vendore do të rikthehen nën përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, ndërsa një pjesë e strukturave përkatëse pritet të integrohen në këtë dikaster.

 


Shtuar 11.09.2026 10:34

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis