Oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë arrestuan dje, më 10.09.2026, në orën 13:45, A.I., 53 vjeç, nga Kumanova, njoftoi MPB-ja e Maqedonisë.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i realizuar me urdhër gjykate, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan heroinë.
I arrestuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihen akuzat përkatëse, bëri të ditur MPB-ja.
