Angellov shpreson te reshjet e fundjavës: Nëse parashikimet konfirmohen, sezoni i zjarreve mund të përfundojë

Deri në orën 13:00 janë evidentuar gjithsej 13 zjarre, disa prej të cilëve vijojnë të djegin sipërfaqe pyjore. Të dhënat e Qendrës për Menaxhim me Kriza tregojnë se katër vatra janë ende aktive, pesë zjarre janë nën kontroll dhe katër të tjera janë shuar.

Të lidhura

None found

Vatra aktive janë raportuar në Strugë, Makedonski Brod, Çuçer-Sandevë dhe Kriva Pallankë. Ndërkohë, zjarre nën kontroll ka në Makedonski Brod, Kërçovë, Gjorçe Petrov dhe Dellçevë.

Drejtori i DMSH-së, Angellov, tha se reshjet e paralajmëruara për fundjavën mund të shënojnë mbylljen e sezonit të zjarreve për këtë vit, nëse parashikimet meteorologjike rezultojnë të sakta.

“Edhe dje u përballëm me më shumë se 30 zjarre, pavarësisht paralajmërimit për reshje në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Shiu ra vetëm në disa zona dhe pati ndikim të kufizuar, megjithatë ndihmoi në shuarjen e zjarrit në Vrutok, i cili tashmë ishte nën kontroll, pasi një ditë më parë u ndërhy me helikopter policie”, deklaroi Angellov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, ndërsa theksoi se nga DPHM janë paralajmëruar reshje më të dendura për të shtunën dhe të dielën. “I presim me padurim. Nëse parashikimet e tyre realizohen, atëherë ky duhet të jetë edhe fundi i sezonit të zjarreve”, u shpreh Angellov.


Shtuar 10.09.2026 19:37

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis