Pesë persona ranë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjatë operacionit “Ofiçina” u arrestuan shtetasit Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska, banues në Mallakastër.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier.
Në cilësinë e provës material u sekuestruan 7 kg marjuhanë, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “nxitja për përdorimin e drogës” dhe “përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Këta eksponentë janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. /albeu.com/