Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Elbasan, njëri prej shoferëve plagoset rëndë

Një aksident i rëndë u regjistrua vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas.

Bëhet me dije se dy mjete, njëri “Benz” dhe nje “Ford” janë përplasur mes tyre, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.

Menjëherë i lënduari është dërguar për të marrë shërbimin mjekësor, pranë spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë mësohet se përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, saqë është dashur ndërhyrja e shërbimeve të zjarrëfikëses për të bërë nxjerrjen e personit të lënduar nga mjeti, shkruan FaxNews.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti, paraprakisht dyshohet se shkak te jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.


Shtuar 10.08.2021 11:54