Kurti përuron Parkun e Erës në Zatriq, projekt me vlerë rreth 106 milionë euro

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Parkut të Erës në Zatriq, fshat i Komunës së Rahovecit.

Të lidhura

None found

Ky park përbën një investim prej rreth 106 milionë eurosh. Ai pritet të prodhojë afërsisht 185 gigavat-orë energji të pastër në vit, sasi që mbulon nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti e vlerësoi të madh potencialin e Kosovës në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Ai deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë masa konkrete përmes investimeve të menduara mirë, në dobi të qytetarëve dhe të brezave të ardhshëm.

Kurti theksoi se projekti ka rëndësi të veçantë edhe për sigurinë energjetike të vendit. Sipas tij, çdo megavat-orë energji e pastër e prodhuar në këtë park e afron Kosovën drejt zvogëlimit të varësisë nga burimet e kufizuara dhe nga ato më të cenueshme prej krizave të jashtme energjetike.

Pasi falënderoi partnerët financiarë ndërkombëtarë për përkrahjen, institucionet e Republikës së Kosovës dhe ekipet profesionale që kontribuuan në realizimin e projektit, kryeministri në detyrë deklaroi se Parku i Erës vendos një tjetër gur në themelet e një të ardhmeje energjetike më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Kosovën.


sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis