Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Republika Islamike e Iranit po shkon drejt shembjes, ndërkohë që përplasjet mes Uashingtonit dhe Teheranit po marrin përmasa të reja.
Të lidhura
None found
Gjatë një vizite në Siri, ku u takua me ushtarët izraelitë të stacionuar atje, Netanyahu u shpreh se “ka ende punë për t’u bërë” dhe se “misioni kryesor është rrëzimi i regjimit terrorist të Iranit”.
I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ai i bëri këto deklarata në anën siriane të Malit Hermon, në vijën kufitare mes Sirisë dhe Izraelit.
“Jemi shumë afër. E dimë se i gjithë ky bosht përfundimisht do të shembet”, shtoi Netanyahu.
