Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate se seanca e radhës do të zhvillohet më 9 shtator, duke nisur në orën 11:00.
Të lidhura
None found
Deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Mbajtja e kësaj seance është kundërshtuar nga analistë dhe ekspertë të Kushtetutës, të cilët e kanë cilësuar atë si të pasafatshme dhe si një manovër të partisë në pushtet.
Ndërkohë, disa parti opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.
