Një person nga Shkupi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në hyrje të fshatit Haraçinë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Sipas informacionit të publikuar nga MPB-ja, më 08.09.2026, rreth orës 01:50, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Publik i Shëndetit Publik “Shën Naum i Ohrit” se A.M. (48) nga Shkupi ishte paraqitur për trajtim me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake rezulton se incidenti ndodhi në hyrje të Haraçinës, Shkup. Një person i njohur për të, i shoqëruar nga një tjetër, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tij nga një automjet.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
