Instituti i Shëndetit Publik: 139 banorët e Fushë-Arrëzit u helmuan nga uji i pijshëm! Shkak moszbatimi i praktikave higjieno-sanitare në rrjetin ujësjellës

Në një reagim pas kryerjes së analizave laboratorike, Instituti i Shëndetit Publik, ka konfirmuar se 139 qytetarët që u paraqitën në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, kanë qenë të helmuar nga uji i pijshëm, pretendim ky edhe i vetë banorëve.

ISHP e kategorizon ngjarjen si shpërthim me transmetim hidrik, si pasojë e moszbatimit korrekt të praktikave higjieno-sanitare që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

Të lidhura

None found

128 raste, ose 91.7%, janë banorë të Fushë-Arrëzit, me përqendrim të rasteve kryesisht në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”.

Të gjitha rastet kanë pasur diarre, ndërsa 128 persona kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Moshat e personave të prekur variojnë nga 2 deri në 94-vjeç.

Hetimi i ISHP-së, ka vënë në fokus sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem.

Analizat laboratorike kanë konfirmuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit, ku u gjetën koliforme dhe enterokokë.

Po ashtu, në raportin e ISHP-së bëhet me dije se nuk është kryer si duhet dezinfektimi i ujit të pijshëm. Analiza e hipokloritit të natriumit tregoi se klori aktiv ishte 9.04%, ndërsa kufiri i përcaktuar në raport është 13–15%, duke mos përmbushur kërkesat për përdorim në procesin e klorinimit dhe dezinfektimit të ujit të pijshëm.

Pavarësisht analizave laboratorike, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër që ka përgjegjësinë për furnizimin me ujë të Fushë-Arrëzit, nuk ka bërë asnjë njoftim që qytetarët të mos e konsumojnë ujin që shkon në rubinetet e tyre.


Shtuar 8.09.2026 13:54

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş