Një incident me thikë në Brooklyn la të plagosur tre persona, pak përpara nisjes së paradës së Ditës së West Indies.
Të lidhura
None found
Policia bëri të ditur se një 32-vjeçar dhe një 23-vjeçar kanë marrë plagë në qafë, ndërsa një 36-vjeçar është goditur në fytyrë.
Ekipet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe transportuan të tre të dëmtuarit në Spitalin e Qarkut Kings. Sipas autoriteteve, 23-vjeçari dhe 36-vjeçari ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 32-vjeçari është në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi disa blloqe larg festivalit J’Ouvert, aktiviteti që nis në orën 6 të mëngjesit dhe vijon deri në startin e paradës, në orën 11 të mëngjesit.
Policia njoftoi se parada do të përfundojë menjëherë në orën 5:30 të pasdites. Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tish, tha se ky vendim u mor pas incidentit të vitit të kaluar, kur gjashtë persona u qëlluan gjatë festimeve.
“Mijëra oficerë të NYPD-së do të jenë në rrugën e paradës dhe në zonat përreth nga nata e së dielës deri të hënën. Ky është një nga misionet më të mëdha operative të departamentit tonë në këtë kohë të vitit”, deklaroi ajo.
