Hoti: Nuk e mbështetëm hyrjen e LDK-së në Qeveri, por kërkuam marrëveshje për presidentin

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se ai, së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë, kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e LDK-së në Qeveri. Megjithatë, sipas tij, ata kishin përkrahur arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i siguronte vendit institucionet dhe do t’i jepte LDK-së të drejtën për të propozuar kandidatin për president.

Të lidhura

None found

Gjatë emisionit “Debat Plus”, Hoti tha se kjo kërkesë nuk u realizua, pasi kryetari i LDK-së i kishte informuar se nuk ishte arritur dakordim.

“Qëndrimi im dhe i disa të tjerëve ka qenë kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri, por e kemi mbështetur pa rezervë një marrëveshje që do t’i krijonte vendit institucionet dhe do ta përcaktonte kandidatin e LDK-së për president. Ky proces nuk përparoi, ndërsa kreu i partisë na njoftoi se nuk kishte marrëveshje”, u shpreh Hoti.

Pas dështimit të këtyre përpjekjeve, LDK-ja u largua nga takimet dhe i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të niste procedurat për formimin e institucioneve.

Hoti sqaroi se, pas mbledhjes së dytë dhe ndërprerjes së dialogut, qëndrimi i LDK-së ishte që LVV-ja të thërriste seancën konstituive, të konstituonte Kuvendin dhe të formonte Qeverinë, pasi kishte votat e nevojshme për krijimin e shumicës. Ai tha se disa ditë më vonë nisën sërish bisedimet.


Shtuar 7.09.2026 21:24

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel