Iva Tiço ka nisur të hënën angazhimin e saj të ri në programin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, ku do të jetë pjesë e këndit të gatimit së bashku me Alban Musën, nga e hëna deri të premten.
Pas një periudhe në gazetari, Tiço do t’i përkushtohet botës së kuzhinës, duke ndarë me teleshikuesit receta, shije dhe çaste të veçanta.
Të lidhura
None found
“Shumë kënaqësi që do jemi të dy bashkë “Në Shtëpinë Tonë”. Nga shtëpia ime, erdhëm “Në Shtëpinë Tonë” , vetëm ti mund të më nxirrje nga shtëpia dhe nga ajo rehatia dhe nga luksi që kisha pasur këto dy-tre vitet e fundit”, deklaroi Tiço.
Bashkëpunimi i saj me Alban Musën pritet të sjellë më shumë gjallëri në hapësirën e gatimit, përmes humorit, bisedave dhe recetave që mund të përgatiten në shtëpi.
