Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të zhvillojë sot një mbledhje, e cila nis në orën 13:00.
Të lidhura
None found
Lajmi u bë i ditur nga deputeti dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.
“Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, deklaroi Mustafa.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka përcaktuar 9 shtatorin si datën e vazhdimit të seancës konstituive.
