42 zjarre të regjistruara në hapësira të hapura në Maqedoni, pesë ende aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 42 zjarre në vend. Prej tyre, pesë vazhdojnë të jenë aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 32 janë shuar.

Të lidhura

None found

Të dhënat e përditësuara deri në orën 7:30 tregojnë se zjarre aktive janë raportuar pranë fshatrave Graçani dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit. Aktiv është edhe zjarri në territorin e Kosovës, si dhe ai në zonën Ramno, pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës. Situata me zjarre aktive është raportuar gjithashtu në hapësirën mes fshatrave Burinec, Lokovë dhe Selcë, në rrethinën e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Miletinë në Komunën e Brvenicës.

Nën kontroll janë vatrat pranë fshatrave Knezhino dhe Dobrenoec, si dhe pranë fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës. Në këtë gjendje janë edhe zjarri pranë fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit, zjarri në deponinë e qytetit në Dellçevë dhe ai mes fshatrave Rugjincë e Orah në Komunën e Nagoriçanës së Vjetër.

Gjatë mbrëmjes, ekipet kanë arritur të shuajnë 32 zjarre në lokacione të ndryshme të vendit./Telegrafi/


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet