Onkologjia 2”, ndryshimi në trupin gjykues rikthen sot procesin nga e para

Ndërrimi i njërit prej anëtarëve të trupit gjykues ka bërë që procesi për çështjen “Onkologjia 2” të rifillojë sot në Gjykatën Penale në Shkup. Në këtë rast, të akuzuar janë Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, ish-drejtorë të Klinikës së Onkologjisë.

Aktakuza pretendon se furnizimet e paligjshme dhe keqpërdorimi i barnave gjatë viteve 2018-2022 i kanë sjellë buxhetit një dëm prej gati 36 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Në seancë, të dy të akuzuarit e mohuan sërish fajësinë. Sipas mbrojtjes së Vasevit, akuza mbështetet te supozimet dhe jo te provat konkrete. Ndërkohë, avokatja që përfaqëson Nuhin kundërshtoi dorëzimin e provave shtesë nga Prokuroria.


Shtuar më 2.11.2026 20:38