Vendkalimi në Bit Pazar vijon të rrezikojë këmbësorët, Gjorgjievski njofton semaforë dhe legalizim

Prej vitesh, vendkalimi ilegal për këmbësorët në Bit Pazar të Shkupit mbetet një prej pikave më problematike të trafikut në qytet, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të aksidenteve.

Të lidhura

None found

Në këtë zonë janë shënuar dhjetëra aksidente, me dhjetëra persona të lënduar, ndërsa të paktën tre qytetarë kanë humbur jetën.

Aksidenti i fundit u regjistrua më 4 qershor të këtij viti, kur një automjet përplasi dy këmbësorë, një grua dhe një burrë, të cilët pësuan lëndime trupore. /Alsat.mk

Edhe pas largimit të kioskave, dy bazamente të tyre vazhdojnë të përdoren nga shitësit ambulantë në Bit Pazar, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve. Ndërkohë, kalimi i parregulluar vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë e tyre.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi se në këtë pikë do të vendosen semaforë për këmbësorët dhe se vendkalimi pritet të legalizohet së shpejti. Megjithatë, ai nuk dha një afat konkret se kur do të përfundojë zgjidhja përfundimtare e problemit.

“Pas konsultimit me qytetarët atje do të kalojmë me vendkalim legal, ndërsa sektori i komunikacionit tashmë po përgatit një zgjidhje reale që do ta vërë në funksion atë vendkalim. Për të shmangur rrëmujën dhe për të siguruar rend në lëvizjen e qytetarëve, po përgatitim edhe vendosjen e semaforëve për këmbësorët që do të kalojnë aty. Besoj se në këtë mënyrë do të zgjidhim një problem që zgjat prej vitesh. Kur mund ta presin qytetarët zgjidhjen? Projekti është në përgatitje dhe sapo të finalizohet do të informoheni”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit.


Shtuar 6.09.2026 18:34

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet