Al Jazira siguroi fitoren 1-3 në transfertë ndaj Shabab Al-Ahli Dubai, në takimin e vlefshëm për javën e 4-t të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Protagonisti kryesor i sfidës ishte Kristjan Asllani, i cili realizoi një gol spektakolar në minutën e 91-të. Mesfushori 24-vjeçar e nisi kështu në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën me skuadrën e re.
Të lidhura
None found
Një ditë pas debutimit, futbollisti nga Elbasani reagoi përmes rrjeteve sociale. Asllani publikoi në “Instagram” disa foto nga ndeshja dhe shoqëroi postimin me mesazhin: “Ndeshja e parë dhe goli i parë me këtë fanellë, +3”.
