EMRAT/ Nga “Boraqi” që prej vitesh i shpëtonte policisë te personat me precedentë, kush janë të arrestuarit në Sarandë për lëndë narkotike

Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur edhe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”.

Arapi konsiderohet si një prej personave me aktivitet të shtrirë në fushën e shpërndarjes së kokainës në Sarandë.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë me dije se emri i Arapit, ka qenë prej vitesh në vëmendjen e strukturave të Policisë dhe se ai dyshohet se ka qenë pjesë e hetimeve për aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës.

Sipas të njëjtave burime, ndjekja e tij ka qenë e vështirë për shkak të dyshimeve se Arapi mund të kishte informacion paraprak për operacionet policore.

Një prej episodeve të përmendura në historikun e tij është ai i 20 janarit 2022, kur policia ndërhyri për ta kontrolluar. Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, gjatë kontrollit nuk iu gjetën lëndë narkotike, ndërsa ai u arrestua për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Emri i tij është përmendur edhe në një tjetër hetim në maj 2025, pas rastit të një 15-vjeçareje e cila mbërriti në Spitalin e Sarandës në gjendje të intoksikuar, pasi dyshohet se kishte konsumuar rreth 5 gramë kokainë.

Arapi ishte një prej personave të marrë në pyetje në kuadër të verifikimeve për këtë ngjarje.

Arrestimi i fundit nuk është hera e parë që 49-vjeçari përballet me organet e drejtësisë. Rreth tetë vite më parë, ai u arrestua në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, pasi iu gjet një sasi kokaine. Për këtë ngjarje ai qëndroi për disa muaj në burg.

Në janar 2021, emri i Arapit u përmend gjithashtu pas një ndërhyrjeje të policisë në Delvinë. Në atë rast, një person u shoqërua për t’u marrë në pyetje, pasi policia kishte marrë informacion se mund të përfshihej në një konflikt me Arapin. Shoqërimi u krye si masë parandaluese.

Të arrestuarit e tjerë me precedentë penalë

Përveç Arapit, mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta” rezultojnë edhe disa shtetas me precedentë të mëparshëm penalë.

Feliks Filija, 27-vjeç, është një prej emrave të përfshirë në operacion. Ai është përmendur si mik i Elvis Çaushllarit, i njohur si “Vis Korçari”. Filija është arrestuar në vitin 2020 në Elbasan për veprat penale “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Medi Myftaraj, 35-vjeç, është arrestuar në shtator 2017 në Skrapar, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite e 4 muaj burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën rreth 500 gramë cannabis sativa. Në mars 2023, ai u arrestua sërish në Ksamil, ku iu gjet një tjetër sasi lënde narkotike.

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania në vitin 2016, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ai rezulton gjithashtu me precedent në Sarandë për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Devis Saliaj, 22-vjeç, është plagosur me thikë më 6 qershor 2025, në zonën e “Eukalipsit” në Sarandë. Ai ishte arrestuar më herët, në shtator 2023, në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në kuadër të një grupi që dyshohej se shpërndante cannabis sativa dhe kokainë. Saliaj është arrestuar sërish në Tiranë në dhjetor 2025.

Erjon Dido, 41-vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, është arrestuar në tetor 2018 në Sarandë, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa dhe u procedua për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në dhjetor 2024, ai është proceduar sërish në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli, 33-vjeç, i njohur me pseudonimin “Miço Evgjiti”, rezulton me disa episode të mëparshme të përballjes me Policinë, kryesisht për veprën penale të “vjedhjes”. Në një rast ai është proceduar edhe për “plagosje të lehtë me dashje”.

Nazif Refitaj, 24-vjeç, është arrestuar në vitin 2021 në Patos për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

 

 


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis