Surprizë, Thiago nuk e rinovon kontratën me Bayernin

Në Gjermani po flitet gjithnjë e më tepër për largimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Mesfushori me origjinë braziliane por që aktivizohet për përfaqësuesen spanjolle ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021 me Bayern Munich dhe gjermanët për të mos e humbur me parametër zero pas një viti janë të detyruar ta shesin që gjatë kësaj vere.

Mungesa e rinovimit të Thiagos me kampionët e Gjermanisë lidhet me interesimin e Liverpoolit që ka nisur ofensivën për të bindur Alcantaran të transferohet në Anfield Road.


Shtuar 24.06.2020 10:25