Ministri i Sporteve tregon kur do rifillojë Serie A

Ministri i Sporteve në Itali Vincenco Spadafora bëri me dije për publikun italian se pritet që kampionati italian të rifillojë pas 2-3 javësh, periudhë kur do të shikohen të gjitha rezultatet e masave të qeverisë italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Mjekët na treguan se në fund të këtij muaji ose në fillim të prillit duhen të shohim rezultatet e para të këtyre masave drastike që kërkojnë një sakrificë të madhe nga italianë”, u shpreh Spadafora.

Zyrtari i lartë i qeverisë italiane deklaroi se nëse pas 2-3 javësh do të merren përgjgje pozitive nga masat e marra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, atë atëherë italianët do t’i kthehen jetës normale.

“Nëse shkohet drejt këtyre parashikimeve dhe në 2-3 javë do të marrim rezultatet e pritura, do të thotë se do të vazhdojmë përpara me fazën e përmirësimit ditë pas dite. Kjo do të thotë se në javët e ardhshme, do të jemi të aftë t’i kthehemi jetës normale”, bëri me dije Spadafora.

Në Itali është vendosur që të ndalohet aktivitetet futbollistike deri në datën 3 prill


Shtuar 13.03.2020 22:17