U kthye nga SHBA, Aurela Gaçe do të vetëizolohet për 14 ditë

Aurela Gaçe ka njoftuar se do të vetëizolohet pas mbërritjes nga SHBA me grupin e saj të punës.

Në një njoftim në Instagram, ajo shprehet se do të izolohet për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve pas mbërritjes.

Këngëtarja Aurela Gaçe jep një mesazh se i mbështet masat e qeverisë për të mirën e familjes dhe të vetes, duke dëshmuar se ajo dhe grupi i saj do të vetëizolohen pasi të kthehen nga Amerika.

Në postimin e saj në Instagram, Aurela shkruan:

Grupi po kthehet ( jemi akoma më shumë, por s’janë në foto). Ne jemi në USA e fatkeqesisht na duhet të udhëtojmë në këto momente, mbasi shtymë tour-in e koncerteve për një kohë më të mirë për të gjithë.

Ne, jemi prindër fëmijësh e kemi prindërit tanë që na presin. Por, për të mirën tonë e të familjeve tona, secili nga ne do të vetëizolohet brenda për 14 ditë, larg familjareve tanë. Sigurisht do t’i nënshtrohemi gjithë kontrolleve të mundshme nga shteti.

Kjo bëhet sepse ne duam fëmijët e prindërit tanë, sigurisht edhe veten. Do t’ia dalim.

(këto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)


Shtuar 13.03.2020 22:15