Italianët nuk mposhten, sfidojnë virusin me këngë nga ballkonet (VIDEO)

Italia është pas Kinës vendi me numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave nga virusi Covid-19.

Deri më tani, shënohen 17, 660 të infektuar dhe 1.266 të vdekur.

E megjithatë, qytetarët italianë të vetë-karantinuar kanë vendosur t’i dëshmojnë botës se dashuria për jetën është më e fortë se kurrë më parë, po ashtu edhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

Gjatë orëve të fundit, janë bërë virale disa video nëpër rrjete sociale ku banorët e një kompleksi pallatesh në Napoli dëgjohen njëzëri duke dëgjuar këngë të ndryshme italiane, ndër të cilat identifikohet edhe ajo e këngëtarit Andrea Sannino, “Abbracciame” (“Përqafomë”).


Shtuar 13.03.2020 22:21