Detaje të reja: Zbulohet personi që i futi vajzat në dhomën e hotelit të lojtarëve anglezë

Dy futbollistët e Anglisë Phil Foden dhe Greenwood janë përjashtuar nga përfaqësuesja pasi thyen rregullat e koronavirusit për t’u takuar me dy vajza në hotel pas fitores 1-0 ndaj Islandës.

Detaje të reja dalin nga skandali në në grumbullimin e kombëtares angleze, ku dy lojtarët festuan duke ftuar në dhomë dy vajza.

Të lidhura

None found

“The Sun” zbulon se lojtarët përdorën një punonjës të hotelit “Radisson” në Reikjavik për të futur në dhomën e tyre fshehurazi dy modelet islandeze. Ata i dhanë një bakshish punonjësit të hotelit për të mbajtur të fshehtë lajmin, ndërsa në hotel nuk ndaloheshin vizitat për shkak të protokolleve të sigurisë “anti-COVID”. Futbollistët u gjobitën me 1.300 paund nga policia islandeze për thyerje të rregullave.


Shtuar 10.09.2020 21:17