Ja kush do të jetë lideri i ri i shtëpisë së BBV3!

Ilnisa u zgjodh liderja e shtëpisë javën e kaluar, pas largimit të Drini Zeqos nga gara.

Ilnisa është kritikuar ashpër për rolin e saj si lider, ku madje spektaklin e kaluar, kjo temë u shndërrua në një ndër ngjarjet më të diskutuara të mbrëmjes.

Ndërkaq, sot ka qenë dita e fundit e moderatores si lidere dhe përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët duhet të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë.

Teksa ka qenë të ulur në dhomën e ndjenjës, të gjithë banorët kanë votuar dhe në bazë të votave, Egla është përzgjedhur si liderja e shtëpisë për ditët në vijim


Shtuar 22.01.2024 16:41

Tags: , ,