Arbitri i njohur drejton supersfidën Spanjë-Itali (FOTO LAJM)

Do të jetë Felix Brych arbitri i Itali-Spanjë, gjysmëfinalja e parë e Euro 2020 që do të luhet të martën më 6 korrik në Wembley.

Ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Borsch dhe Lupp si arbitra anësorë; arbitri i katërt do të jetë rusi Karasev, në VAR gjermani tjetër Marco Fritz.

Brych, i cili drejtoi çerekfinalen mes Ukrainës dhe Anglisë, zgjon kujtime të bukura për spanjollët, duke parë se ka drejtuar finalen e Champions League të luajtur në Kardif mes Juventus dhe Real Madrid, të fituar nga këta të fundit.

Tifozët e Juventus e mbajnë mend edhe për kartonin e kuq që dha Ronaldo-s në ndeshjen e Champions League kundër Valencia-s.

Italia mund të ngushëllohet me faktin se në 27 ndeshjet në të cilat gjermani ka arbitruar skuadrat italiane, duke përfshirë edhe kombëtaren, skuadra “axurre” kanë marrë 12 fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje.

England vs Ukraine referee: German Felix Byrch in the middle for crunch Euro 2020 quarter-final - LancsLive

 


Shtuar 4.07.2021 14:14