Aksidenti mes 5 automjeteve në Durrës, u shkaktua nga maturanti që kthehej nga festa

Detaje të reja bëhen me dije nga aksidenti mes pesë automjeteve të ndodhur dje në zonën e Currilave në Durrës.

Bëhet me dije që makina që ka shkaktuar aksidentin drejtohej nga një maturant që po kthehej nga festa. Pas festës së bashku me disa miq, ishte nisur për në plazh.

Dyshohet se të rinjtë kishin konsumuar alkool. Fatmirësisht nga aksidenti nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme material.


Shtuar 4.07.2021 14:19