Strehëza e së ardhmes prej 35 mijë paundësh premton siguri ndaj armëve, shpërthimeve dhe kataklizmave

Në përballje me një katastrofë madhore, ku do të gjenit mbrojtje? Për ata që mund të përballojnë një shumë deri në 35 mijë paund, një alternativë vjen në formën e një kapsule të avancuar, e ndërtuar për t’i qëndruar një game të gjerë kërcënimesh, nga të shtënat me armë e deri te bombardimet dhe fatkeqësitë natyrore.

Të lidhura

None found

Startup-i francez “Momentum Technologies” ka zbuluar “Lifepod”, një strehë kompakte dhe të transportueshme, e fabrikuar nga lidhje çeliku me qëndrueshmëri të lartë. Ndryshe nga bunkerët klasikë, të cilët janë të palëvizshëm dhe të konceptuar për një rrezik specifik, kapsulat “Lifepod” janë ideuar për t’u zhvendosur dhe instaluar me shpejtësi në terrene të ndryshme.

“Ato janë të lëvizshme, transportohen lehtë, janë të përshtatshme për prodhim në shkallë të gjerë, montohen shpejt dhe u përshtaten skenarëve të ndryshëm,” sqaroi kompania. Sipas krijuesve, njësitë mund të lëvizen brenda kontenierëve ose të ngrihen me helikopter, të stivohen njëra sipër tjetrës dhe të përshtaten në qendra urbane, parqe industriale apo zona të izoluara.

Këto strehëza futuriste kanë një kosto të konsiderueshme. Vlera për vetëm skeletin bazë sillet nga rreth 25,400 deri në 34,900 paund, pa llogaritur pajisjet dhe personalizimet e mundshme shtesë. Sistemi “Lifepod” vjen në tre variante: W01, B01 dhe Q01, ku secili i dedikohet një kategorie të veçantë rreziku.

Varianti W01 përbën një kapsulë lundruese për dy deri në katër veta, e menduar për raste ekstreme si cunami, vërshime të befta, dalje lumenjsh nga shtrati apo këputje digash. Trupi i saj është ndërtuar me alumin detar të klasit 5083 dhe përfshin një sistem notimi, ekuilibri të integruar dhe pajisje të brendshme për strehim të përkohshëm. “Kapsula është projektuar për të pluskuar, për t’u rezistuar goditjeve nga materialet që sjell uji dhe për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt derisa të vijë shpëtimi,” deklaroi firma. Edhe pse testet paraprake kanë rezultate premtuese, ende nuk është shpallur një afat për hedhjen në treg.

Modeli B01, nga ana tjetër, u konceptua për një ose dy persona që kërkojnë siguri në mjedise armiqësore. Sipas “Momentum Technologies”, kjo kapsulë siguron mbrojtje balistike kundër plumbave, fragmenteve nga eksplozionet, sulmeve të armatosura dhe situatave të rënda të sigurisë. Ai synon të përdoret në pika të ndjeshme, infrastrukturë jetike, kompani industriale dhe nga trupat e sigurisë apo ente që kanë nevojë për një strehë të vogël dhe të gatshme për përdorim të menjëhershëm. Individët mund të hyjnë dhe ta izolojnë brenda pak çastesh. B01 aktualisht po përgatitet për linjën e prodhimit, teksa testet finale dhe certifikimet pritet të finalizohen së shpejti.

Ndërkaq, modeli Q01 është dedikuar posaçërisht tërmeteve, rrëzimeve strukturore dhe katastrofave që burojnë nga destabiliteti i ndërtesave. “Ai synon rajonet me probabilitet të lartë sizmik dhe shembjet e papritura,” u shpreh kompania. “Qëllimi është furnizimi me një strehëz kompakte, lehtësisht të aksesueshme dhe rezistente, duke shtuar gjasat për të mbijetuar kur një evakuim i shpejtë nga godina është i pamundur.” Njësia mund të instalohet brenda ose pranë objekteve në zona sizmike, në mënyrë që njerëzit të strehohen kur të gjitha daljet janë të bllokuara.

Të tri konfigurimet u prezantuan në panairin teknologjik “VivaTech” në Paris, ku themeluesi i “Momentum Technologies”, Cedric Choffat, foli për hapat e ardhshëm. “Tregu po konfirmon interesin strategjik për zgjidhjet tona të brezit të ri në sferën e mbrojtjes dhe rezistencës,” u shpreh ai. Sipas tij, synimi është përshpejtimi i prodhimit masiv, sigurimi i çertifikatave, konsolidimi i kapaciteteve prodhuese dhe komercializimi i kapsulave. “Qëllimi është ta shndërrojmë vemendjen globale në përdorime konkrete operacionale,” shtoi ai.

Prezantimi i këtyre kapsulave përkon me një periudhe ku interesimi për gatishmërinë ndaj konflikteve, kataklizmave dhe ndërprerjeve të gjata të rrymës është në rritje. Udhëzimet shtetërore për urgjencat shpesh këshillojnë mbajtjen rezervë të ujit në shishe, ushqimit afatgjatë, medikamenteve, pecetave higjienike, burimeve drite dhe baterive. Specialistët nënvizojnë se amvisëritë mund të kenë nevojë edhe për mjete të tjera jetësore, si një gjenerator për energji rezervë gjatë ndërprerjeve të zgjatura, apo maska mbrojtëse për të filtruar tymin dhe grimcat e dëmshme në ajër. Megjithatë, kapsulat “Lifepod” ndodhen ende në etapa të ndryshme zhvillimi dhe testimesh, dhe pretendimet për nivelin e tyre të sigurisë duhet të verifikohen nga çertifikime dhe testime të pavarura përpara se të përdoren në skenarë realë.


Shtuar 11.08.2026 12:21

Tags:
matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibom