Sipas shkencës, kalimi nga një korsi në tjetrën mund ta rëndojë edhe më shumë trafikun

Të nisesh me makinë dhe të mbetesh më pas në një kolonë të gjatë është një nga përvojat më acaruese për shoferët.

Të lidhura

None found

Në këto raste, shumë drejtues automjetesh përpiqen të fitojnë kohë duke kaluar vazhdimisht nga njëra korsi në tjetrën. Ekspertët thonë se kjo sjellje jo vetëm që rrallë e shkurton udhëtimin, por mund ta rëndojë trafikun për të gjithë.

Doktoresha Randa Herzallah shpjegon se, bazuar në matematikën e trafikut, ndërrimi i shpeshtë i korsive zakonisht nuk jep rezultatin që presin shoferët.

“Nëse e keni vështruar ndonjëherë me zili korsinë ngjitur, duke menduar se ajo po ecën më shpejt, nuk jeni të vetmit”, tha ajo.

“Instinkti i shtyn shumicën prej nesh të besojnë se kalimi në korsinë tjetër do të na ndihmojë të arrijmë më herët në destinacion. Megjithatë, matematika tregon se ky perceptim, në përgjithësi, është i pasaktë.”

Si ndikon ndërrimi i korsisë në përkeqësimin e trafikut?

Sa herë që një makinë zhvendoset në një korsi tjetër, drejtuesit e automjeteve përreth detyrohen të përshtaten, qoftë duke ulur shpejtësinë, duke frenuar apo duke ndryshuar largësinë mes tyre.

Një lëvizje e vetme mund të shkaktojë vetëm një pengesë të vogël. Por, kur të njëjtën manovër e kryejnë shumë shoferë, efektet bashkohen dhe prodhojnë valë ngadalësimi.

Herzallah tha se “kalimi në një korsi tjetër shkakton një çrregullim të vogël, ndaj të cilit duhet të përshtaten automjetet pranë”.

“Kur kjo përsëritet nga shumë drejtues automjetesh, shqetësimet grumbullohen dhe shtohet mundësia që të formohen valë trafiku.”

Për rrjedhojë, një zgjedhje që një shofer e konsideron të favorshme për veten mund ta ngadalësojë qarkullimin për të gjithë të tjerët.

Si lindin valët në trafik?

Aksidentet, punimet rrugore dhe mbyllja e korsive nuk janë gjithmonë shkaktarët e kolonave.

Në disa raste, mjafton një frenim i befasishëm nga një shofer. Makina që vjen pas frenon disi më fort, ndërsa secili automjet pasues duhet ta ulë shpejtësinë edhe më shumë.

Reagimi përcillet drejt pjesës së pasme të kolonës si një valë, derisa makinat ndalojnë tërësisht, ndonëse përpara tyre mund të mos shihet asnjë pengesë.

Një distancë e përshtatshme dhe frenimi gradual mund t’i zbusin këto valë, duke ndihmuar që trafiku të vazhdojë më rrjedhshëm.

Tri këshilla për qarkullim më të mirë në kolonë

Sipas ekspertes, ndikimi i trafikut mund të pakësohet nëse shoferët zbatojnë tri udhëzime të thjeshta.

Së pari, duhet ruajtur një largësi e sigurt nga automjeti përpara. Kur ka hapësirë të mjaftueshme, drejtuesi mund të reagojë pa qenë i detyruar të frenojë papritur.

Së dyti, shpejtësia duhet të rritet dhe të ulet në mënyrë graduale. Manovrat e buta e bëjnë ritmin e lëvizjes më të qëndrueshëm dhe parandalojnë formimin e kolonave që ndalojnë e rinisen pa pushim.

Rregulli i tretë është të mos ndërrohet shpesh korsia vetëm për të avancuar disa metra.

“Matematika e aplikuar dëshmon se ngasja më agresive nuk është rruga më e shpejtë për të arritur në destinacion”, sqaroi Herzallah.

“Zgjidhja më e mirë është të kontribuoni që i gjithë sistemi i qarkullimit të ruajë qëndrueshmërinë.”

Nëse këto këshilla do të ndiqeshin nga një numër i madh shoferësh, mund të shkurtohej koha që kalohet në kolona.

Semaforë me pritje më të gjatë për të frenuar përdorimin e makinave

Këto rekomandime u publikuan pak kohë pasi studiues të tjerë hodhën idenë se zgjatja e pritjes së automjeteve në semaforë mund t’i shtyjë qytetarët drejt mënyrave më të qëndrueshme të transportit.

Sipas studiuesve, semaforët nuk përcaktojnë vetëm rrjedhën e makinave, por ndikojnë edhe te zgjedhjet e njerëzve për mënyrën se si udhëtojnë.

Kur pritja e shoferëve zgjatet, ata mund të nisin të marrin në konsideratë transportin publik, ecjen apo biçikletën si alternativa.

Një tjetër propozim i tyre është që drita e gjelbër të zgjasë më shumë për autobusët, biçiklistët dhe këmbësorët, në mënyrë që këto mundësi të bëhen më tërheqëse.

“Simulimet tona tregojnë se pakësimi në masë të moderuar i kohës së dritës së gjelbër të caktuar për makinat mund t’i drejtojë udhëtarët nga ecja, biçikletat dhe transporti publik, pa kërkuar investime të shtrenjta në infrastrukturë”, deklaruan studiuesit.

Ata vlerësojnë se semaforët, përveçse rregullojnë trafikun, mund të shërbejnë edhe si instrument për nxitjen e transportit urban më të qëndrueshëm dhe krijimin e qyteteve më të shëndetshme.

Udhëtimi me automjet mund të bëhet më i gjatë

Sipas studimit, shkurtimi me 10 deri në 20 për qind i kohës së dritës së gjelbër për makinat mund të ndryshojë zakonet e udhëtarëve.

Nga ana tjetër, një ndërhyrje e tillë mund t’i shtojë disa minuta secilit udhëtim me makinë, duke e zgjatur atë në mënyrë të dukshme.

Për ata që vazhdojnë të udhëtojnë me automjet, porosia kryesore mbetet e qartë: të ruajnë distancën, të mos frenojnë befas dhe të mos i dorëzohen tundimit për të kaluar pa pushim nga njëra korsi në tjetrën. /GazetaExpress/


Shtuar 12.08.2026 12:36

Tags:
matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomtaraftarium24 girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet