Lamborghini ka pasur vitin më fitimprurës ndonjëherë në vitin 2020, pavarësisht mbylljes për dy muaj në fabrikën italiane gjatë pandemisë.
“Jemi të befasuar”, ka thënë shefi ekzekutiv Stephan Winkelmann.
Derisa shitjet ishin pak më të ulëta se vitin e kaluar, Lamborghini ka shitur vetura më të shtrenjta duke i rritur kështu edhe fitimet, shkruan BBC.
Automjetet e reja sportive të Lamborghinit quhen Urus dhe kanë arritur sukses të madh, duke numëruar 59 për qind të shitjeve të kompanisë vitin e kaluar.
Në 2020-n ka shitur 7,430 vetura në botë, teksa në 2019-n kishte shitur 8,250.