Punon arat pa shofer, kompania John Deere prezanton traktorin e automatizuar

Nga BBC

Prodhuesi i pajisjeve bujqësore John Deere ka zbuluar traktorin e tij të parë të automatizuar që mund të punojë tokën pa shofer.

Mjeti mund të aktivizohet nga një smartphone, duke përdorur kamera dhe sensorë për të lëvizuar në tokat bujqëqsore.

Në fakt është një paketë e cila mund të vendoset edhe në traktorët e vjetër.

Kjo kompani nuk është e para që prezanton këtë teknologji, por është ndër prodhuesit më të mëdhenjt të pajisjeve bujqëosre në botë.

Paketa e automatizimit ka gjashtë kamera, të cilat e monitorojnë atë përreth, si edhe vendosin në punë makineritë dhe shmangin përplasjet.

Bujqësia mbetet shumë më e rrezikshme se sektorët e tjerë të punësimit. Traktorët e automatizuar dhe pajisjet e tjera të fermës e largojnë fermerin nga afërsia e makinerive të rënda, por gjithashtu mbështeten në aftësinë e teknologjisë për të zbuluar rreziqet e mundshme.

Kompania thotë se e ka testuar teknologjia për tre vjet, para se të bëntë prezantimin zyrtar. Komapania ka planifikuar të nxjerrë në treg fillimisht një numër të reduktuar, duket shitur 12 deri 20 traktorë.

Kompania gjithashtu ka qenë më parë nën kritika për zhvillimet e saj teknologjike, për të cilat disa fermerë kanë argumentuar se e bëjnë shumë më të vështirë riparimin e pajisjeve të tyre. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 11:13