Kjo s’pritej, rrjeti social “Instagram” mund të bëhet me pagesë

A do të paguanit për të parë foto dhe video në Instagram? Platforma po mendon edhe mund ta bëni.

Meta, kompania mëmë e Isntagramit, ka planifikuar një progream pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materile ekskluzive për video live dhe story.

Përdoruesit mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për fillim, të gjitha paratë do t’i merrnin autorët e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi edhe Facebookun, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm.

Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u ndalë krijuesve më shumë se 30%.

Instagrami nuk është e vetmja platformë sociale që ka menduar apo ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitteri ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është “OnlyFans”, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.


Shtuar 21.01.2022 14:50