Jaguar Land Roveri krijon sistemin për luftimin e baktereve dhe COVID-19

“Jaguar- Land Roveri” ka njoftuar për sistemin e ri të filtrimit të ajrit për përdorim në ambientet e brendshme të veturave që ndalon deri në 97 për qind të baktereve, përfshirë COVIDIN-19.

Aktualisht sistemi është prototip dhe thuhet se është i aftë të pastrojë në tërë veturën, për të siguruar ambient të pastër dhe të shëndetshëm, njofton “Autoexpressi”.

 

 

Sistemi funksionon me teknologji të “Panasonicut”, i quajtur nanoe X. Ky përdor një sistem të tensionit të lartë që krijon radikalë të hidroksilit. Në momentin kur viruset kanë kontakt me këtë pajisje, shkatërrohen.

“Kjo teknologji është shembull i shkëlqyeshëm i të qenët në gjendje për t’u shfrytëzuar fuqia e natyrës dhe e vë “Jaguar- Land Roverin” në ballë të kësaj teknologjie”, ka deklaruar Alexander Owen, inxhinier.


Shtuar 16.03.2021 12:58