Elon Musk nuk është më shefi ekzekutiv i Tesla, kështu e kurorëzon veten

Elon Musk ka larguar titullin e shefi ekzekutiv të Tesla dhe kurorëzua vetveten si “Technoking of Tesla” ose i përkthyer në “Tekno-Mbreti i Tesla.”

Musk do të ruajë pozicionin e shefit pranë kompanisë ndërsa CFO Zach Kirkhon gjithashtu ka një titull të ri “Mjeshtri i Monedhës” duke ju referuar mbase blerjes prej 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin këtë vit.

 

 

As Musk as Kirkhorn nuk kanë dhënë shpjegime për titujt e ri. Lajmi vjen pak ditë pasi një investitor i Tesla paditi Musk dhe kompaninë në lidhje me një seri cirësimash të paligjshme publikuar në Twitter, raporton PCWorld Albanian.

Avokatët e Chase Gharrity akuzuan Musk për deklarata të rreme në lidhje me financat e Tesla përballë 10 milionë ndjekësve të tij. Vitin e kaluar Musk në Twitter kishte thënë se vlera e aksioneve të Tesla ishte tejet e lartë.

Komentet e tij bënë që vlera e kompanisë të binte me 13 miliardë dollarë atëkohë. Së fundi Musk humbi titullin e tij si njeriu më i pasur në botë pas rënies së aksioneve të kompanisë.


Shtuar 16.03.2021 12:27