Leku letër, Tayna shpenzon shumën marramendëse për një veshje

Tayna është një prej repereve më në zë të momentit, e cila është në epiqendër të mediave rozë për çdo lëvizje të sajën.

Së fundmi, bukuroshja është parë me një veshje tepër unike, gjë e cila sigurisht ka koston e vet.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Shqipe.Closet ka publikuar veshjen e artistes dhe shumën që ajo ka shpenzuar për të, që ka arritur deri në 3.082 euro.

 

 

Kujtojmë se pak kohë më parë  Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëherë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. Ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

 

Shtuar 16.03.2021 12:03