Tesla planifikon t’i lërë vend Cybercab-it në fabrikën e Teksasit, e paqartë e ardhmja e Cybertruck-ut

Gjatë vitit të ardhshëm, Tesla pritet të pakësojë dhe më pas të përfundojë prodhimin e Cybertruck-ut elektrik në fabrikën e saj në Teksas, për t’ia kaluar hapësirën e prodhimit Cybercab-it. Drejtori ekzekutiv Elon Musk tha se ky vendim synon të shtojë kapacitetet për automjetet pa shofer.

Mbetet e paqartë nëse prodhimi i Cybertruck-ut do të ndalet krejtësisht apo do të transferohet në një fabrikë tjetër, pasi Musk nuk dha hollësi për këtë çështje. Inxhinieri kryesor i projektit, Wes Morrill, la të nënkuptohej se modeli mund të mos prodhohet më. Në rrjetin social X, ai e përshkroi Cybertruck-un si një platformë të jashtëzakonshme për zhvillimin e teknologjisë dhe tha se trashëgimia e tij do të vijojë te Cybercab.

Të lidhura

None found

Cybertruck-u, me forma këndore dhe pamje të pazakontë, fitoi shumë admirues të Tesla-s. Megjithatë, lançimi i tij në vitin 2023 erdhi pas vonesash të shumta, ndërsa shitjet që pasuan mbetën nën pritshmëri. Njoftimi për të ardhmen e modelit nxiti reagime në internet: disa fansa shprehën keqardhje dhe e quajtën atë automjetin më të mirë që Tesla ka prodhuar ndonjëherë.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi që e cilësoi Cybertruck-un modelin më të mirë të kompanisë, Musk ra dakord, por theksoi se automjetet e këtij modeli që janë tashmë në qarkullim do të vijojnë të përdoren për një kohë të gjatë. Aksionet e Tesla-s u rritën me 4.7% gjatë së premtes, pas njoftimit.

Për Musk, Cybertruck-u ka qenë ndër projektet më personale. Edhe muajt e fundit, ai e kishte vlerësuar si produktin më të mirë të Tesla-s deri më sot. Tani kompania duket se po e përqendron vëmendjen te Cybercab-i, i projektuar për të transportuar pasagjerë pa drejtues njerëz.


Shtuar më 16.11.2026 16:58

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet