Hakohet faqja e Real Madridit në Twitter, Rodrygo shpallet i dëmtuar

Real Madridi është ekipi i fundit që ka rënë pre e selmeve kibernetike. Persona ende të paidentifikuar kanë hakuar faqen zyrtare të “galaktikëve” në Twitter.

Lajmi i parë fals i tyre, ishte publikimi i komunikate zyrtare që shpallte brazilianin Rodrygo të dëmtuar.

Sidoqoftë, Reali arriti ta rikthejë faqen zyrtare dhe për një kohë të shkurtër e fshin postimin e bërë.

Tifozët filluan të bëjnë shaka lidhur me këtë postim, duke thënë se personi në fjalë ka mundur të postojë si postim zyrtar rikthimin e CR7.

“Paramendojeni ai ka mundur të bëjë komunikatë zyrtare për Cristianon, por zgjodhi lëndimin e Rodrygo Goes”, shkroi njëri në Tëitter. /albeu.com/

Shtuar 16.03.2021 12:03