Mercedes-Benz përballet me mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani

Pas Volkswagen, edhe Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e mbylljes së disa impianteve në Gjermani, për shkak të kostove të larta të operimit dhe konkurrencës gjithnjë e më të fortë.

Të lidhura

None found

Michael Schiebe, drejtuesi i prodhimit të Mercedes-Benz, u deklaroi punonjësve se objektivi i kompanisë mbetet ruajtja e të gjitha fabrikave në territorin gjerman.

Megjithatë, Schiebe bëri të ditur se mungesa e marrëveshjeve të reja për shkurtimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e produktivitetit mund të çojë në mbylljen e një uzine montimi dhe të një fabrike motorësh.

Mercedes-Benz operon aktualisht me 10 objekte prodhuese në Gjermani, por kompania nuk ka specifikuar se cilat prej tyre mund të jenë në rrezik.

Sindikata IG Metall e ka kundërshtuar fuqimisht këtë skenar, duke theksuar se kërcënimi me mbyllje fabrikash nuk përbën zgjidhje për vështirësitë e industrisë.

Presioni ndaj Mercedes-Benz është shtuar edhe nga prodhuesit kinezë të automjeteve, të cilët po zgjerojnë praninë e tyre në treg me modele me çmime më të ulëta.

Gjatë tremujorit të dytë, shitjet e Mercedes në Kinë u tkurrën me 30%, ndërsa kompania raportoi një humbje prej rreth 800 milionë dollarësh në këtë treg.

Probleme të ngjashme po përjeton edhe Volkswagen, i cili ka marrë në shqyrtim mbylljen e disa fabrikave në Gjermani. Situata pasqyron vështirësitë e mëdha që po përball industria gjermane e automjeteve. /Telegrafi/


Shtuar më 28.09.2026 14:49

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş