Flotës luksoze të Policisë së Dubait i është bashkuar një Lamborghini Temerario, superveturë hibride me fuqi prej 920 kuajsh.
Të lidhura
None found
Në vend që të shërbejë kryesisht për ndjekje në autostrada, kjo veturë do t’i caktohet Departamentit të Policisë Turistike. Ajo do të shihet në pika me frekuentim të lartë dhe në afërsi të atraksioneve kryesore të Dubait.
Pamja e modelit ndërthur të bardhën me të gjelbrën, ngjyrat dalluese të policisë, ndërsa mbishkrimet zyrtare janë vendosur në anglisht dhe arabisht.
Sistemi i motorizimit të Lamborghini Temerario bashkon një motor V8 prej 4.0 litrash me dy turbo dhe tre motorë elektrikë, duke siguruar në total 900 Nm çift rrotullues.
Një Lamborghini Temerario është prezantuar edhe nga Policia e Shtetit në Itali, ku do të ketë një detyrë të ndryshme: të kryejë transportin urgjent të organeve për transplantim, në ndihmë të shpëtimit të jetëve. /Telegrafi/







