ZYRTARE/ Synon të bëhet president i Filipineve, Pacquiao njofton pensionimin nga boksi

Boksieri i madh, Manny Pacquiao ka njoftuar pensionimin nga boksi pasi  synon të bëhet president i Filipineve.

Ish kampioni i Botës është në vendlindje, ku së shpejti do zyrtarizojë kandidaturën për president.

Pacman ka bërë të ditur se karriera në boks tashmë ka përfunduar.

“Karriera ime e boksit tashmë ka përfunduar. Është e përfunduar, sepse kam boksuar për një kohë të gjatë dhe familja ime thoshte se është e mjaftueshme”.

“Do vazhdojë të boksoj sepse jam i pasionuar për këtë sport”, deklaroi ai.


Shtuar 20.09.2021 18:32