“Ua grabit famën”, Dua Lipa mungoi në Met Gala por shkëlqeu në iHeart Festival (FOTO LAJM)

Dua Lipa shkëlqeu ne iHeart Festival duke i lënë të gjithë të pranishmit me gojë hapur.

Lipa mungoi në Met Gala dhe i la të gjitha surprizat për në evendtin e fundit.

Pasi kaloi Met Gala këtë javë, Dua Lipa kompensoi mungesën e saj në tapetin e kuq në Festivalin e Muzikës iHeartRadio. Të gjithë sytë ishin drejtuar te Dua teksa ecte në tapetin e kuq me një fustan dantelle nga koleksioni i pranverës LaQuan Smith 2022.

Ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha në skenë – përfshirë ‘Neë Rules dhe ‘Love Again’ – këngëtarja shqiptare shkëlqente me pamjen elegante. Në gjysmën e performancës së saj, Dua mori një moment për të vlerësuar që ishte përsëri në skenë pas një pauze të gjatë.

“Vegas, kjo është e mahnitshme. Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që ju të kaloni një kohë të mirë.“, tha Lipa. Performanca e saj vjen vetëm pak ditë pasi njoftoi se do të nisë një turne në Amerikën e Veriut vitin e ardhshëm.

Dua mori dhe çmimin Titanium iHeartRadio për ‘Levitating’. Artistja u vlerësua dy herë me këtë çmim në 2020 për këngët “Break My Heart” dhe “Don’t Start Noë.”/albeu.com


Shtuar 20.09.2021 18:24