ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Vllaznia prezanton sulmuesin kroat

Vllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato. Skuadra shkodrane ka siguruar shërbimet e sulmuesit kroat Ante Aralica. 25-vjeçari kroat ka firmosur një kontratë 2-vjeçare që do ta lidhë me kuqeblutë shkodranë. Aralica vjen nga kampionati rumun ku është aktivizuar me skuadrën e Hermanshtad e cila militon në Ligën e Dytë. Lajmin e transferimit të sulmuesit 25-vjeçar e ka bërë vetë publike Vllaznia me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme.

Welcome Ante!”


Shtuar 30.07.2021 13:38