Zyrtare: Hyka transferohet në kampionatin izraelit te Maccabi Netanya

Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka karrierën do ta vazhdoj në Azi pas eksperiencës dy vjeçare në MLS te San Jose.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me klubin Maccabi Netanya që zë pozitën e pestë në elitën e futbollit izraelit.

Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, por besohet se tiranasi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.


Shtuar 31.01.2019 22:02