48 mijë dollar për një natë, çfarë gjendet brenda hotelit më të shtrenjtë në botë

Me 48.000$ mund të bësh shumë gjëra për të ardhmen. Mund të blesh një shtëpi të vogël, një makinë apo ti investosh diku me shpresën e kthimeve më të larta.

Por kjo shumë parash, mund të zhduket gjithashtu sa hap e mbyll sytë në një natë të vetme, nëse ju zgjidhni ta kaloni në suitën më të famshme dhe më të shtrenjtë të riverës franceze.

Po, kështu siç e dëgjuat, një natë në suitën 2 dhomë-she që ndodhet në “Hotel de Paris” në Monaco kushton 48.000$ shkruan CNN.

Sigurisht një vlerë e tillë, përveç luksit që mbajnë ambientet i shtohet pasi princesha e famshme Grace Kelly ka qendruar atje. Suita e rinovuar luksoze prej 85 metrash e ka marrë famën më të madhe pikërisht prej ish-yllit të filmave, e cila u bë princeshë pas martesës së saj me princin e Monaco-s, Rainier në 1956-ën.

Thuhet se ky hotel luksoz me 5 yje gjithnjë ka dalluar nga të ato më të shtrenjtat e vendit.


Shtuar 31.01.2019 22:03