Chelsea ka bërë të ditur zyrtarisht marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të ri italian, Honest Ahanor, nga Atalanta.
18-vjeçari do të jetë afrimi i radhës i klubit londinez gjatë kësaj vere, ndërsa për kartonin e tij raportohet se Chelsea ka paguar 40 milionë funte, afërsisht 46 milionë euro.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e klubit thuhet se “Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e italianit Honest Ahanor nga skuadra e Serie A, Atalanta, ndërsa mbrojtësi do t’i bashkohet zyrtarisht ekipit në vitin 2027”.
Pas transferimit, Ahanor do të luajë për Crystal Palace si i huazuar deri në përfundim të sezonit.
Gjatë sezonit të kaluar, i cili ishte i pari i tij në Bergamo pas transferimit nga Genoa në korrik 2025, mbrojtësi regjistroi 35 ndeshje me Atalantën. Paraqitjet e tij të mira në nivel klubesh i siguruan edhe dy ndeshjet e para me ekipin kombëtar të Italisë në qershor.
