ZYRTARE/ Balotelli bëhet me ekip të ri (FOTO LAJM)

Nuk ka më dyshime, Mario Baloteli i habitur të gjithë duke u transferuar tek skuadra turke e Adana Demirsporit.

Lajmin për transferimin e sulmuesit 30-vjeçar e bëri të ditur vetë faqja e klubit duke i uruar mirëseardhjen Balotelit.

Sipas postimit, shkruhet se ky transferim do të hyjë në histori dhe Baloteli do të shënojë shumë gola me fanellën e re.

Adana Demispor është një klub i themeluar në vitin 1940 dhe këtë vit do të luajë në Superligën turke pasi sezonin e kaluar u shpall kampione në Ligën e Parë vendase. Sezonin e kaluar Baloteli u aktivizua në radhët e Monzës në Serinë B pa mundur të ngjitet mes më të mirëve në Serinë A.


Shtuar 7.07.2021 17:17