Milan vendos ultimatum për transferimin e Giroud

Milan ka vendosur ultimatum për një javë që të kompletojnë transferimin e sulmuesit së Chelseas, Olivieri Giroud.

Francezi pritet të kompletojë transferimin në “San Siro” si agjent i lirë, pavarësisht që “Blutë” njoftuan muajin e kaluar rinovimin edhe për një vit, transmeton lajmi.net.

Milan do duhet të paguajë një çmim për Chelsean, por Corriere dello Sport, raporton se “Rossonerët” janë duke humbur durimin.

Milan thuhet se do informojë skuadrën e Premierligës se duan që marrëveshja të kompletohet brenda javës ose do shikojnë sulmues të tjerë.

Giroud për Chelsean edicionin e kaluar shënoi 11 gola në 31 paraqitje.

 


Shtuar 7.07.2021 17:07